25 Tetor 2024, 08:14
Nga N.F
Foto ilustruese
SHBA- Hetuesit kanë përcaktuar se një kafkë e zbuluar në vitin 1978 në murin e një shtëpie në Illinoi i përkiste një adoleshenteje nga Indiana e cila vdiq mbi 150 vjet më parë, thanë zyrtarët të enjten. Sipas të dhënave nga zyra e mjekut ligjor të qarkut Kane, kafka u gjet ndërsa pronari i një shtëpie në qytetin Batavia po bënte rinovime. Në atë kohë policia hapi hetime por pa sukses dhe kafka u dërgua në një magazinë të një muzeu të qytetit Batavia.
Në mars të vitit 2021, mbikëqyrësit e muzeut e zbuluan kafkën gjatë një inventari dhe e dërguan atë në zyrën e mjekut ligjor të policisë. Laboratorët Othram në Teksas, të cilat bashkëpunojnë me organet e rendit, ishin në gjendje të ndërtonin një profil të ADN-së së gjetur në kafkë që sugjeronte se i përkiste Esther Granger-it, një gruaje 17 vjeçare që vdiq gjatë lindjes së bebes në Merriville të Indianës në vitin 1866. Hetuesit e njëjtësuan profilin e ADN-së me stërnipin e zonjës Granger, Wayne Silvar, çka mundësoi konfirmimin e identitetit të saj.
Kafka u varros në Batavia në muajin gusht me shpenzimet e qytetit. Është e paqartë se si kafka përfundoi në qytetin Batavia. Të dhënat tregojnë se ajo u varros në Lake County të Indianës. Mjeku i qarkut Kane, Rob Russell, spekuloi në një njoftim për shtyp se grabitësit e varreve mund ta kenë nxjerrë trupin e saj për t'ia shitur mjekëve që kërkonin të mësonin më shumë rreth anatomisë së njeriut./VOA
shba adn kafke
Bota
25 Tetor 2024, 07:58
N.F
Bosnje
BOSNJE- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Bosnje-Hercegovinë. Mësohet se nj&e...
Bota
25 Tetor 2024, 07:45
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Autoritetet në Kosovë njoftuan më 21 tetor se e kanë autorizuarkompaninë amerikane, Starlink, pë...
Bota
25 Tetor 2024, 07:30
N.F
Lyle dhe Eric Menendez
SHBA- Dy vëllezër, Lyle dhe Eric Menendez, të dënuar për vrasjen e prindërve të ty...
Bota
25 Tetor 2024, 07:25
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Dy kompanitë që kanë në pronësi dhe menaxhojnë anijen e mallrave që shkaktoi shembjen e urës ...
Bota
25 Tetor 2024, 07:24
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Presidenti Jo Bien nënshkroi të enjten një direktivë që i kërkon Pentagonit dhe agjencive të zbuli...
Bota
24 Tetor 2024, 22:56
E. D
pamje nga sulmet
LIBAN- Fuqitë botërore i kanë grumbulluar 1 miliard euro për ta lehtësuar krizën humanitare në Liban dh...
Bota
24 Tetor 2024, 22:49
M.B
Marc Miller
KANADA- Kanadaja tha të enjten se ka vendosur të ulë ndjeshëm objektivat e imigracionit në përpjekje për t&e...
Bota
24 Tetor 2024, 22:49
E. D
fotot ilustruese
RUSI- Shërbimi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës ka thënë të enjten se njësitet e para koreano...
Bota
24 Tetor 2024, 22:48
E. D
fotot ilustruese
IZRAEL- Ushtria e Izraelit njoftoi të enjten vonë se pesë ushtarë të saj janë vrarë gjatë luftimev...
Bota
24 Tetor 2024, 22:46
M.B
Kamala Harris dhe Donald Trump
SHBA- Nënpresidentja Kamala Harris tha të mërkurën se beson se Donald Trump është “fashi...