Bota

E rëndë në Bosnje-Hercegovinë/ 15-vjeçari futet në komisariat dhe sulmon efektivët e policisë, humb jetën një person, një tjetër në gjendje të rëndë (VIDEO)

Mësohet se një adoleshent hyri në një stacion policie në qytetin Bosanka Koriba dhe goditi për vdekje me thikë një polic. Gjithashtu raportohet se i mituri plagosi rëndë edhe  një tjetër oficer me uniformë.

25 Tetor 2024, 07:58 Nga N.F
E rëndë në Bosnje-Hercegovinë/ 15-vjeçari futet
Bosnje

BOSNJE- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Bosnje-Hercegovinë. Mësohet se një adoleshent hyri në një stacion policie në qytetin Bosanka Koriba dhe goditi për vdekje me thikë një polic. Gjithashtu raportohet se i mituri plagosi rëndë edhe  një tjetër oficer me uniformë.


Incidenti i përgjakshëm ndodhi të enjten mbrëma brenda një stacioni policor në veriperëndim të Bosnjës dhe Hercegovinës. Sipas zëdhënësit të policisë Adnan Beganovic në televizionin publik boshnjak BHRT, sulmuesi 15-vjeçar hyri në stacionin e policisë në Bosanka Krupa dhe sulmoi oficerët me thikë.


Njëri iu nënshtrua plagëve të marra. I dyti ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Sulmuesi i lindur në vitin 2009 është arrestuar, sipas zëdhënësit, i cili ka sqaruar se ka nisur hetimi për të zbardhur motivet e atentatit, të cilat në këtë fazë mbeten të panjohura.

 

bosnje-hercegovine polic viktime

Sondazh

Poll