Bota

Takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, Lajçak: Ramë dakord për hapat e mëtejshëm

Lajçak përmes një postimi në platformën X, bëri të ditur se palët janë dakordësuar për hapat e ardhshëm të procesit të dialogut.

24 Tetor 2024, 22:42 Nga E. D
Takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, Lajçak: Ramë dakord
takimi

BRUKSEL- Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,  ka njoftuar se është diskutuar për Marrëveshjen e Ohrit dhe po ashtu janë diskutuar një sërë çështjesh të rëndësishme që burojnë nga marrëveshjet e mëparshme. Lajçak përmes një postimi në platformën X, bëri të ditur se palët janë dakordësuar për hapat e ardhshëm të procesit të dialogut.

“Prita sot në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë.Folëm për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila ende nuk ka filluar së zbatuari në thelb. Diskutuam gjithashtu një sërë çështjesh të rëndësishme që rrjedhin nga marrëveshjet e kaluara dhe ramë dakord për hapat e ardhshëm”, ka shkruar Lajçak në platformën X.

Gjuithashtu Kryenegociatori i Kosovës, Bislimi, i vlerësoi të dështuara takimet e sotme ndërsa akuzoi Serbinë se po këmbëngul në zbatimin e pjesshëm të marrëveshjes duke e vlerësuar këtë qëndrim si joserioz.

Në një komunikatë për media qeveria e Kosovës tha se kryenegociatori Bislimi theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes në tërësi dhe pa vonesa, përmes një plani të sekuencimit të drejtë dhe të barabartë mes palëve.

Nga ana tjetër kryengociatori serb, Petkoviç, tha se pala serbe nguli këmbë në zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe u ankua për pozitën e serbëve në Kosovë.

miroslav lajçak

Sondazh

Poll