Bota

Armëpushimi në Gaza dhe pengjet/ Drejtorët e Mossad dhe CIA-s takim në Doha këtë fundjavë

Zyrtarët pritet të diskutojnë perspektivat e një propozimi të ri, ndërsa është ende e paqartë se kush do të flasë në emër të Hamasit, por pika kryesore e kontaktit të grupit militant jashtë Gazës për negociatat është Khalil Al-Hayya.

24 Tetor 2024, 20:56 Nga M.B
Armëpushimi në Gaza dhe pengjet/ Drejtorët e Mossad dhe CIA-s
Drejtuesit

KATAR- Një takim pritet të zhvillohet këtë fundjavë në Katar për të rifilluar bisedimet mbi një marrëveshje të mundshme për pengjet dhe armëpushimi në Gaza. Sipas mediave të huaja, kryeministri i Katarit Mohammed bin Abdulrahman Al Thani pritet të presë në takim të dielën drejtorin e CIA-s, Bill Burns dhe drejtorin e Mossad-it, David Barnea.

Zyrtarët pritet të diskutojnë perspektivat e një propozimi të ri, ndërsa është ende e paqartë se kush do të flasë në emër të Hamasit, por pika kryesore e kontaktit të grupit militant jashtë Gazës për negociatat është Khalil Al-Hayya.

Më herët, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Izraeli e ka përmbushur synimin e tij për ta “shkatërruar suksesshëm Hamasin”, dhe se bisedimet për një armëpushim dhe për lirimin e pengjeve të mbetura në Gazë, do të rifillojnë në ditët në vijim. 

Blinken, duke folur për gazetar në Katar, vendin e cili shërben si ndërmjetës kyç mes Izraelit dhe Hamasit, tha se bisedimet do të rifillojnë në “ditët në vijim”.

“Ajo çfarë duhet të përcaktojmë është nëse Hamasi është i gatshëm për t’u angazhuar”, tha Blinken gjatë vizitës së tij të 11-të në rajon prej se nisi lufta në Gazë para një viti.

mossad cia doha

Sondazh

Poll