Bota

Sulmi terrorist në fabrikën e avionëve ushtarakë në Ankara/ Ministri turk: Zoti na mëshiroftë, i uroj shërim të shpejtë të plagosurve!

Siç raportohet zyra e Kryeprokurorit Publik të Ankarasë ka nisur një hetim për sulmin terrorist në kampusin Kahramankazan të TAI-t.

23 Tetor 2024, 17:22 Nga E. D
Sulmi terrorist në fabrikën e avionëve ushtarakë në
pamje nga vendngjarja

TURQI- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me sulmin terrorist në Turqi, që u shënua mesditën e sotme në një fabrikë avionësh ushtarakë në Turqi. Siç raportohet zyra e Kryeprokurorit Publik të Ankarasë ka nisur një hetim për sulmin terrorist në kampusin Kahramankazan të TAI-t.

“Unë dënoj fuqishëm sulmin terrorist në objektet e Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore në rrethin Kahramankazan të Ankarasë. Zoti na mëshiroftë dhe i uroj shërim të shpejtë të plagosurve tanë”, tha Ministri i Drejtësisë Yılmaz Tunç. 

Mediat në Turqi flasin bëjnë me dije se dy terroristët kanë marrë pengje dhe se gjatë sulmit ata qëllonin me armë çdo qytetar që u dilte para.

sulmi terrorist ne truqi

Sondazh

Poll