Bota

Alarm për një makinë të dyshimtë, evakuohet aeroporti i Birminghamit

Siç raportohet kjo masë po merret si një masë paraprake për sigurinë e pasagjerëve dhe stafit.

23 Tetor 2024, 15:46 Nga E. D
Alarm për një makinë të dyshimtë, evakuohet aeroporti i
foto ilustruese

ANGLI- Aeroporti i Birminghamit është evakuuar dhe të gjitha fluturimet janë pezulluar pas një raportimi për një automjet të dyshimtë. Siç raportohet kjo masë po merret si një masë paraprake për sigurinë e pasagjerëve dhe stafit.Në një postim në mediat sociale, aeroporti tha se policia aktualisht është në vend duke u marrë me incidentin.

"Policia e West Midlands po merret me një incident të vazhdueshëm në ambientet e aeroportit. Operacionet e aeroportit janë prekur dhe udhëtarët këshillohen të mos shkojnë në vend në këtë moment”, thuhej në njoftim. 

Gjithashtu pasagjerët me fluturime këtë pasdite u këshilluan të kontaktojnë linjën e tyre ajrore dhe të kontrollojnë faqen e internetit të aeroportit për përditësime.

angli aeroport

Sondazh

Poll