Bota

Vjosa Osmani takon diplomatin amerikan Wood, flasin për rëndësinë e paqes dhe sigurisë në Kosovë

Përmes një postimi në Facebook Osamni ka thnë se me diplomatin amerikan janë takuar në Selinë e Misionit të Përhershëm të ShBA-së në Kombe të Bashkuara.

22 Tetor 2024, 20:04 Nga E. D
Vjosa Osmani takon diplomatin amerikan Wood, flasin për
Robert Wood dhe Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me përfaqësuesin alternativ të Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Posaçme Politike në Kombet e Bashkuara, Robert Wood.

Përmes një postimi në Facebook Osamni ka thnë se me diplomatin amerikan janë takuar në Selinë e Misionit të Përhershëm të ShBA-së në Kombe të Bashkuara. Gjithashtu Presidentja dhe Wood kishin diskutim përmbajtësor për sukseset e Kosovës.

“Në Selinë e Misionit të Përhershëm të SHBA-së në Kombe të Bashkuara, në takim me Ambasadorin Robert Wood kishim sot një diskutim përmbajtësor dhe produktiv për sukseset e Kosovës si dhe për rëndësinë e bashkërendimit të vazhdueshëm në dobi të paqes dhe sigurisë në rajon”, ka shkruar Osmani.

vjosa osmani robert wood

Sondazh

Poll