Politike

"Informaliteti plagë e shoqërisë", Gonxhja: Pagesa në dorë problematike, sjell efekte direkte në ekonomi

Gonxhja u shpreh se formalizimi i tregut bën që të ketë konkurrencë të drejtë.

22 Tetor 2024, 11:30 Nga r.ll
"Informaliteti plagë e shoqërisë", Gonxhja: Pagesa
blendi gonxhja

TIRANË- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka mbajtur fjalën e tij në takimin e qeverisë me përfaqësuesit e bizneseve në vend.

Gonxhja tha gjatë fjalës së tij se informaliteti është ende plagë e shoqërisë tonë, ndërsa u shpreh se formalizimi i tregut bën që të ketë konkurrencë të drejtë. Ministri po ashtu ka cilësuar si problematike edhe pagesën në dorë, efektet e të cilës ndihen në direkt në ekonomi. 

"Tregu duhet të jetë gjithmonë e më i formalizuar, që të ketë konkurrencë të drejtë. Informaliteti është ende një plagë e pashëruar në shoqërinë tonë dhe lidhet me mendësinë e shoqërisë. Kemi një borxh 100 milionë euro, ku ka subjekte publike e private, që duhet të paguajnë këtë borxh, që ndikon në skemën e pensioneve.

Problematike është edhe pagesa me para në dorë, efektet ndihen direkt në ekonomi. Po ndërtojmë një plan pune, që të kemi ndërhyrje strategjike. Është një bashkëpunim mes punonjësit dhe punëdhënësit, që dëmton skemën totale të ekonomisë sonë. Ka shumë rëndësi që ne të kuptojmë se çfarë rëndësie kanë këto veprime, ne duhet të kemi një angazhim më të madh për një ndërgjegjësim më të madh për këto fenomene.", tha ministri.

blendi gonxhja

Sondazh

Poll