Bota

"Ai është i lodhur"/ Harris vë në pikëpyetje shëndetin dhe moshën e Trump: Disa intervista janë anulluar sepse kandidati republikan nuk ndihej mirë

Gjithashtu Kamla është shprehur se disa intervista të planifikuara me Trump nuk mund të mbaheshin sepse kandidati republikan 78-vjeçar ishte i lodhur.

19 Tetor 2024, 17:36 Nga E. D
"Ai është i lodhur"/ Harris vë në pikëpyetje
Donald Trump dhe Kamala Harris

SHBA- Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris po vë në pikëpyetje gjithnjë e më shumë aftësinë e rivalit të saj presidencial Donald Trump për të qeverisur, duke përmendur moshën e tij dhe problemet e mundshme shëndetësore. Gjithashtu Kamla është shprehur se disa intervista të planifikuara me Trump nuk mund të mbaheshin sepse kandidati republikan 78-vjeçar ishte i lodhur.

"Unë shoh se ekipi i tij të paktën po thotë se ai po vuan nga rraskapitja. Shikoni, të qenit president i Shteteve të Bashkuara është ndoshta një nga punët më të vështira në botë. Dhe kështu, me të vërtetë duhet të pyesim, nëse ai është i rraskapitur në gjurmët e fushatës, a është ai në gjendje të punës? Unë mendoj se kjo është një pyetje e hapur dhe ne kemi nevojë për një përgjigje”, tha Harris. 

Kandidatja presidenciale demokrate tha se mosha ishte një pyetje e arsyeshme, duke shtuar se ne duhet të shqetësohemi nëse ai mund ta përballojë ashpërsinë e fushatës. Po ashtu Trump ende nuk i ka publikuar të dhënat e tij të fundit mjekësore, duke pretenduar të premten se i ka të gjitha. Megjithatë ekipi i kandidatit republikan ka thënë se ai është në shëndet të përsosur dhe të shkëlqyer për të kandiduar për president.

donald trump kamala harris

Sondazh

Poll