Sport

De Jong-Man.United, a është koha e duhur? Pak hapësirë te Barça, Ten Hag e dëshiron…

Një transferim i mundshëm mund të jetë një opsion tërheqës, si për klubin ashtu edhe për edhe për holandezin mesfushor

18 Tetor 2024, 11:00 Nga DOSJA

De Jong-Man.United, a është koha e duhur? Pak hapësirë te

SPANJE - Jemi kthyer të flasim për blerjet te Manchester United, pavarësisht lajmeve të vazhdueshme për shkurtime të vendosura nga INEOS për klubin.

Sipas Sport, trajneri Ten Hag i ka kërkuar edhe një herë klubit të nënshkruajë me mesfushorin Frenkie de Jong të Barcelonës, ​​i cili në të kaluarën luajti nën drejtimin e tij te Ajax me rezultate të shkëlqyera, paksa si de Ligt.

Manchester United ka shfaqur tashmë interes për mesfushorin holandez gjatë dy viteve të fundit, por asnjëherë nuk ka arritur të sigurojë nënshkrimin e tij. “Djajtë e Kuq” do të kërkojnë ta transferojnë sërish atë në janar, ndërsa vendi i De Jong në skuadrën e Hansi Flick mbetet një pikëpyetje e madhe.

De Jong u rikthye kohët e fundit në fushë, pas një mungese të gjatë për shkak të dëmtimit, por ka marrë pak besim dhe kohë për të luajtur, me Marc Casado, Pedri dhe Eric Garcia, që duken të preferuarit e Flick në mesfushën e skuadrës.

Me Gavi, Dani Olmo dhe Fermin Lopez që do të kthehen së shpejti në aksion, është e mundur që holandezi të rrëshqasë më tej në renditje dhe, si rezultat, një transferim i mundshëm mund të jetë një opsion tërheqës, si për klubin ashtu edhe për lojtarin. Mbetet për t'u parë nëse këtë herë vlerësimet e dy klubeve do të gjejnë pikë takimi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll