Bota

Mbytet varka e mbingarkuar me emigrantë drejt Britanisë së Madhe, humb jetën një foshnjë, shpëtohen 65 persona

Gjatë operacionit për shpëtimin e emigrantëve që ranë në det 65 persona u gjetën shëndoshë e mirë. Megjithatë, pas hetimeve, një foshnjë u gjet pa ndjenja në ujë dhe fatkeqësisht u shpall i vdekur më vonë.

18 Tetor 2024, 10:17 Nga N.F
Mbytet varka e mbingarkuar me emigrantë drejt Britanisë së Madhe,
Foto ilustruese

ANGLI- Një foshnjë u mbyt natën e së enjtes në brigjet franceze në Kanalin Anglez pasi një varkë e mbingarkuar me emigrantë që po përpiqeshin të arrinin në Britani u përmbys. Gjatë operacionit për shpëtimin e emigrantëve që ranë në det 65 persona u gjetën shëndoshë e mirë.

Megjithatë, pas hetimeve, një foshnjë u gjet pa ndjenja në ujë dhe fatkeqësisht u shpall i vdekur më vonë. 52 njerëz kanë vdekur duke u përpjekur për të arritur në Britani përmes Kanalit deri më tani këtë vit. Ky është një numër rekord që nga fillimi i vitit 2018 kur filluan këto kalime të improvizuara me maune.


Viktimat e këtyre mbytjeve shpesh përfshijnë fëmijë. Kushtet përgjatë Kanalit Anglez, "një nga rrugët më të ngarkuara të migrimit në botë", sipas rojes bregdetare franceze, janë të rrezikshme.  Që nga fillimi i vitit, më shumë se 26,000 emigrantë kanë mbërritur në Britani përmes Kanalit Anglez.

angli kanali anglez emigrante

Sondazh

Poll