Bota

Netanyahu nuk bie dakord: Armëpushimi do të fuqizonte Hezbollahun

Netanyahu gjatë një telefonate me presidentin francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se Izraeli nuk bie dakord për armëpushim të njëanshëm në Liban ose për një zgjidhje që do të lejonte Hezbollahun të riarmatosej.

16 Tetor 2024, 19:42 Nga E. D
Netanyahu nuk bie dakord: Armëpushimi do të fuqizonte Hezbollahun
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se nuk do të pajtohej me një marrëveshje armëpushimi. Netanyahu gjatë një telefonate me presidentin francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se Izraeli nuk bie dakord për armëpushim të njëanshëm në Liban ose për një zgjidhje që do të lejonte Hezbollahun të riarmatosej.

“Në një bisedë telefonike, Netanyahu i tha presidentit të Francës Emmanuel Macron se ai kundërshton një armëpushim të njëanshëm, i cili nuk do të ndryshonte situatën e sigurisë në Liban dhe që do ta kthente vendin në gjendjen e mëparshme”, njoftoi zyra e kryeministrit izraelit.

Gjithashtu Macron ka bërë thirrje për një armëpushim midis Izraelit dhe Hezbollahut të mbështetur nga Irani, si dhe fundin e eksporteve të armëve të përdorura në Rripin e Gazës dhe Liban.

Sipas tyre, Izraeli po operon kundër Hezbollahut për ta parandaluar që të kërcënojë qytetarët e Izraelit në kufirin verior dhe për t’u mundësuar atyre të kthehen në shtëpitë e tyre të sigurt.

benjamin netanyahu

Sondazh

Poll