Bota

“Janë dy vizione shumë të ndryshme për kombin tonë"/ Harris: Trump, ka të bëjë me kthimin prapa dhe fashizmin

Gjithashtu Harris gjatë një intervistë me Charlamagne Tha God tha se janë dy vizione shumë të ndryshme për SHBA. 

16 Tetor 2024, 19:30 Nga E. D
“Janë dy vizione shumë të ndryshme për kombin
Kamala Harris dhe Donald Trump

SHBA- Kamala Harris e ka quajtur Donald Trump një 'fashist'. Gjithashtu Harris gjatë një intervistë me Charlamagne Tha God tha se janë dy vizione shumë të ndryshme për SHBA. 

“Janë dy vizione shumë të ndryshme për kombin tonë. Njëra, e imja, ka të bëjë me atë për të na çuar përpara dhe të përparojmë dhe të investojmë në popullin amerikan, të investojmë në ambiciet e tyre, të përballemi me sfidat e tyre. Dhe tjetri, Donald Trump, ka të bëjë me kthimin prapa. Tjetra ka të bëjë me fashizmin," tha Harris. 

Kjo është hera e parë që Harris përdor termin fashist për të përshkruar Trumpin dhe planin e tij për qeverisje, megjithëse është theksuar vazhdimisht nga analistët për shkak të retorikës së tij.

kamla harris donald trump

Sondazh

Poll