16 Tetor 2024, 08:40
Nga M.B
Annalena Baerbock
GJERMANIA- Gjatë një takimi, të martën në Berlin, me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock bëri thirrje për ndryshimin e domosdoshëm të Kushtetutës, për të njohur zyrtarisht minoritetin bullgar si pakicë themeluese dhe për të hapur kështu rrugën për negociatat e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. "Në sfondin e luftës agresive ruse, që përpiqet të na ndajë, është më e rëndësishme se kurrë të përqendrohemi në atë që na bashkon," tha Baerbock. "Në kohë të tilla, e ndjejmë se kemi më shumë gjëra që na bashkojnë sesa ato që na ndajnë. Këtë moment duhet ta shfrytëzojmë", tha Baerbock duke pasur parasysh klimën miqësore të krijuar gjatë samitit të Procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor
Gjermania inkurajon lidershipin
Shefja e diplomacisë gjermane e inkurajoi lidershipin e ri të Maqedonisë së Veriut që ta ndërmarrë këtë hap të guximshëm të ndryshimit të kushtetutës: “Shpeshherë në politikë nënvlerësohet rëndësia e lidershipit. Hapat e rëndësishëm, përfshirë proceset integruese, gjithmonë kanë arritur sukses kur liderët janë treguar të guximshëm, përkundër klimës negative shoqërore kanë bërë atë që është më e mira për vendin e tyre. Ne, si Gjermani, duam të japim kontributin që kjo të realizohet edhe për të zgjidhur çështjen e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë".
Sa i përket kushtit të Bullgarisë, Baerbock tha se ky kusht duhet plotësuar pasi kështu janë rregullat aktuale në BE: "Ndoshta nuk jemi dakord me këto rregulla, por janë rregullat për të cilat kemi rënë dakord së bashku. Derisa t’i ndryshojmë këto rregulla, gjë që unë e dëshiroj – duhet t'i respektojmë ato."
Maqedonia e Veriut e gatshme për kompromis
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut falenderoi Gjermanine per mbështetjen e madhe në Procesin e Zgjerimit dhe në ndihmën për të eliminuar problemet dypalëshe. Ai lëvdoi edhe kërkesën e Gjermanisë për reformimin e vendimmarjes brenda BE-së, që së paku për disa çështje - si kapitujt e zgjerimit - të ketë një shumicë të kualifikuar. "Kjo do të na mundësonte të përparojmë në këtë proces në bazë të meritave", tha Mucunski.
Ai tha gjithashtu se qeveria e tij është e gatshme për kompromis, por pret përfundimin e zgjedhjeve në Bullgari, që zhvillohen në fund të tetorit. "Ne jemi një vend që pranon kompromise. Por Bullgaria është në fushatë zgjedhore dhe nuk duhet të përfshihemi, por duhet të ofrojmë zgjidhje dhe të përgatisim propozime, duke shpresuar që pas zgjedhjeve, me mbështetjen e Gjermanisë dhe të gjitha shteteve të tjera anëtare, të mund të ecim përpara".
Maqedonia e Veriut e shkëputur nga paketa me Shqipërinë
Komisioni i BE-së filloi të martën negoicatat për grupkapitullin e parë me Shqipërinë duke e shkëputur Maqedoninë e Veriut nga paketa dyshe. Sofja e bllokon procesin e anëtarësimit, duke kërkuar që pakica bullgare të njihet në Kushtetutë si një nga "popujt themelues" të Maqedonisë së Veriut, kërkesë që shumë maqedonas e kundërshtojnë. Partia qeverisëse VMRO-DPMNE heziton të përparojë me ndryshimin e nevojshëm kushtetues, megjithëse kryeministri Mickoski është parimisht dakord, por kërkon garanci shtesë sigurie. Bullgaria, e cila aktualisht ndodhet në prag të zgjedhjeve, sinjalizon se kjo kërkesë mund të mos jetë e funditgjë që ka shkaktuar zhgënjim në Maqedoninë e Veriut. Në fund të shtatorit edhe kryeminsitri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili aktualisht mban në dorë kryesinë e radhës së BE-së, kishte ofruar ndërmjetësimin e tij mes Shkupit dhe Sofjes për zgjidhjen e grindjes mes dy vendeve. / DW
maqedonia e veriut
Bota
16 Tetor 2024, 08:28
M.B
Mark Robinson
SHBA- Kandidati republikan për postin e guvernatorit në Karolinën e Veriut, Mark Robinson, ngriti padi të martën kun...
Bota
16 Tetor 2024, 08:17
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do ta dërgojnë në Izrael një sistem të përpa...
Bota
16 Tetor 2024, 07:29
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Organizata Freedom Houese me seli në Shtetet e Bashkuara tha të mërkurën se censura dhe manipulimi i përmbaj...
Bota
15 Tetor 2024, 22:57
N.F
Foto ilustruese
UASHINGTON- Rusia, Kina dhe Irani po mbështeten gjithnjë e më shumë tek rrjetet kriminale për të udhëheq...
Bota
15 Tetor 2024, 22:47
r.ll
Procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor, samiti i Berlinit
GJERMANI- Gjatë një takimi, të martën në Berlin, me ...
Bota
15 Tetor 2024, 22:46
N.F
Gazprom
RUSI- Gjigandi rus energjetik, Gazprom njoftoi të martën planet për të shitur një numër hotelesh dhe resort...
Bota
15 Tetor 2024, 22:18
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara vendosën të martën sanksione ndaj një organizatë që sipas zyrtarëve amerikan&e...
Bota
15 Tetor 2024, 21:54
N.F
Reza Valizadeh
TEHERAN- Një ish-gazetar i Radios Evropa e Lirë (REL), i cili u kthye në Iran pas shumë vjetësh jashtë vendit,...
Bota
15 Tetor 2024, 21:35
N.F
Daniel Ortega
NIKARAGUA- Udhëheqësi i Nikaraguas, Daniel Ortega në një fjalim u shpreh se kryeministri izraelit B...
Bota
15 Tetor 2024, 21:22
N.F
Kuvend i Kosovës
KOSOVË- “Spiun”, “tradhtar”, “kriminel”, “hajn” e “llaskuç”! ...