Bota

Udhëheqësi i Nikaraguas: Netanyahu dhe Zelenskyy janë fëmijë të Hitlerit dhe djallit

Ai shtoi se kryeministri i Izraelit është si Hitleri, ashtu si presidenti i Ukrainës është një tjetër nazist, një tjetër bir i Hitlerit, i cili dëshiron të përfshijë NATO-n për të shkuar në luftë kundër Federatës Ruse.

15 Tetor 2024, 21:35 Nga N.F
Udhëheqësi i Nikaraguas: Netanyahu dhe Zelenskyy janë
Daniel Ortega

NIKARAGUA-  Udhëheqësi i Nikaraguas, Daniel Ortega në një fjalim u shpreh se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu  dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy janë bij të djallit dhe Hitlerit. Ortega i bëri komentet të hënën në një ngjarje për nder të forcës policore të vendit.

“Qeveria izraelite udhëhiqet nga një kryeministër që është biri i djallit. Pse? Sepse ai po ndjek një politikë terrori dhe ai është Hitleri”, tha ai.

Ai shtoi se kryeministri i Izraelit është si Hitleri, ashtu si presidenti i Ukrainës është një tjetër nazist, një tjetër bir i Hitlerit, i cili dëshiron të përfshijë NATO-n për të shkuar në luftë kundër Federatës Ruse.

Ortega ka qenë në pushtet që nga viti 2007 dhe konsiderohet gjerësisht një diktator. Ai ka burgosur kundërshtarë politikë dhe ka tentuar të marrë kontrollin e institucioneve shtetërore. Nikaragua ka pasur lidhje të ngushta me Moskën që nga epoka e Luftës së Ftohtë gjatë së cilës Bashkimi Sovjetik mbështeti përmbysjen e regjimit të vendit në vitin 1979 nga rebelët e majtë të udhëhequr nga Ortega.


Përveç kësaj, Nikaragua ka mbështetur prej kohësh luftën palestineze dhe ishte ndër kombet e para që njohu shtetësinë palestineze në vitin 1988. Javën e kaluar Nikaragua ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, duke e quajtur qeverinë Netanyahu "fashiste dhe gjenocidale". Ai gjithashtu ndërmori veprime kundër Gjermanisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për të ndaluar armatosjen e Izraelit, një apel që duket se është bërë nën presionin e Rusisë.

daniel ortega volodymyr zelenskyy benjamin netanyahu

Sondazh

Poll