Bota

Presidenti shkarkon 50 ministra dhe zëvendësministra për të ulur shpenzimet e qeverisë në Maldive

Gjithashtu nuk u saktësua se cilat ishin detyrat e zyrtarëve shtetërorë, ndërsa nuk dihet se sa zyrtarë i kanë shpëtuar shkarkimit.

15 Tetor 2024, 19:10 Nga E. D
Presidenti shkarkon 50 ministra dhe zëvendësministra për të
Mohamed Muizu


MALDIVË- Masa drastike janë marrë nga presidenti i Maldive, Mohamed Muizu, për të ulur shpenzimet e qeverisë, e cila po kalon një krizë të rëndë borxhi financiar. Muizu shkarkoi më shumë se 225 zyrtarë, duke përfshirë shtatë ministra dhe 43 zëvendësministra.

Gjithashtu nuk u saktësua se cilat ishin detyrat e zyrtarëve shtetërorë, ndërsa nuk dihet se sa zyrtarë i kanë shpëtuar shkarkimit. Njoftimi thotë vetëm se reduktimi i stafit të qeverisë do të kursejë rreth 370,000 dollarë në muaj. 

"Ky reduktim i ndjeshëm i pozitave politike është në përputhje me përpjekjet e presidentit për të përmirësuar punën e qeverisë dhe për të siguruar një përdorim më efikas të burimeve publike," tha presidenca në njoftimin e saj.

Maldivet argumentuan në shtator se vështirësitë e saj financiare ishin të përkohshme dhe se nuk kishte ndërmend të kërkonte ndihmë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, pas paralajmërimeve se ishte në rrezik falimentimi. Sipas të dhënave zyrtare, borxhi i vendit arriti në 3.37 miliardë dollarë gjatë tremujorit të parë të vitit. 

mohamed muizu

Sondazh

Poll