Aktualitet

Aksident në Vlorë/ Automjeti përplas këmbësoren, 60-vjeçarja përfundon në spital

Mësohet se një 22-vjeçar ka goditur me mjetin e tij një grua, e cila ka pësuar dëmtime në kokë dhe është transportuar në spitalin e Vlorës.

15 Tetor 2024, 14:22 Nga E. D
Aksident në Vlorë/ Automjeti përplas këmbësoren,
pamje nga vendngjarja

VLORË- Një aksident ka ndodhur në afërsi të qendrës së qytetit të Vlorës. Mësohet se një 22-vjeçar ka goditur me mjetin e tij një grua, e cila ka pësuar dëmtime në kokë dhe është transportuar në spitalin e Vlorës. Gjithashtu drejtuesi i automjetit është ndaluar nga policia për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Sot, rreth orës 13:00, në rrugën Gjergj Kastrioti, shtetasi Xh. L., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasen M. P., 60 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e aksidentit.

aksident ne vlore

Sondazh

Poll