Politike

Hapja e negociatave me BE-në/ Ministri i Jashtëm grek: Kapitulli i parë i bisedimeve me Shqipërinë të përfshijë edhe të drejtat e pakicave

Sapo mbërriti në konferencën ndërqeveritare në Luksemburg, Gerapetritis vuri në dukje se ky qëndrim tani është i përbashkët i 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

15 Tetor 2024, 13:11 Nga M.B
Hapja e negociatave me BE-në/ Ministri i Jashtëm grek: Kapitulli i
George Gerapetritis

GREQIA- Ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis folur lidhur me hajpjen e grup-kapitullit të parë të negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në BE duke thënë se ky segment i bisedimeve i cili ka të bëjë me të drejtat themelore dhe shtetin e së drejtës, duhet të përfshijë edhe të drejtat e pakicave, përfshirë minoritetin etnik grek, dhe në veçanti të drejtat e tyre pronësore.

Sapo mbërriti në konferencën ndërqeveritare në Luksemburg, Gerapetritis vuri në dukje se ky qëndrim tani është i përbashkët i 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Ai shtoi se sot është një moment historik në zhvillimin e kursit evropian të vendeve anëtare të Ballkanit Perëndimor. 

”Greqia do ta ndjekë nga afër këtë proces dhe do të ndërhyjë aty ku është e nevojshme, me shpresën që edhe vendet e tjera anëtare të Ballkanit Perëndimor të ndjekin këtë kurs. Sot është një moment historik në zhvillimin e kursit evropian të vendeve anëtare të Ballkanit Perëndimor. Një kurs që filloi 21 vjet më parë, me Greqinë si pioniere dhe udhëheqëse, me axhendën e Selanikut. Greqia ka mbajtur një qëndrim konstruktiv në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.

Qëndrimi ynë është se grupi i parë i kapitujve, i cili po hapet sot dhe ka të bëjë me të drejtat themelore dhe shtetin e së drejtës, duhet të përfshijë edhe të drejtat e pakicave, duke përfshirë edhe atë të pakicës etnike greke, dhe në veçanti të drejtat e tyre pronësore, tashmë një qëndrim i përbashkët, një qëndrim i përbashkët i regjistruar i 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian se shtetet e tjera anëtare të Ballkanit Perëndimor do të ndjekin këtë kurs në një kohë jashtëzakonisht të paqëndrueshme në rajonin tonë e më  gjerë, është absolutisht thelbësore që Bashkimi Evropian, familja evropiane, të thellohet, të rritet dhe të bëhet më e fortë”, tha ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis.

greqia shqiperia

Sondazh

Poll