13 Tetor 2024, 21:08
Nga r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Shërbimet izraelite të shpëtimit thanë se rreth 40 persona u plagosën të dielën si pasojë e një sulmi me dronë në qytetin qendror të Binyamina-s. Tre prej të plagosurve paraqiten në gjendje kritike për jetën. Grupi militant Hezbollah me bazë në Liban mori përgjegjësinë për një nga sulmet me më shumë pasoja ndaj Izraelit, në një vit lufte.
Mediat izraelite njoftuan se dy dronë ishin lëshuar nga Libani dhe ushtria njoftoi se një prej tyre ishte interceptuar. Mbetet e paqartë nëse mes plagosurve ka pjesëtarë të ushtrisë apo civilë dhe se çfarë është goditur konkretisht.
Hezbollahu tha në një deklaratë se kishte vënë në shënjestër një kamp ushtarak izraelit që përdoret për stërvitje në shenjë hakmarrje për dy sulme izraelite ndaj Bejrutit të enjten, që shkaktuan vdekjen e 22 personave.
Kjo ishte hera e dytë, brenda dy ditësh që një dron godet brenda Izraelit. Të shtunën, gjatë festës së Yom Kippurit, një dron goditi në periferi të Tel Avivit, duke shkaktuar dëme materiale, por jo të vrarë apo të plagosur.
Sulmi i fundit vjen në të njëjtën ditë kur Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të dërgojnë një sistem të avancuar të mbrojtjes ajrore në Izrael për të ndihmuar në forcimin e mbrojtjes kundër raketave.
Izraeli tashmë është në luftë me Hamasin në Gazë dhe me Hezbollahun në Liban – të dy këto grupe militante të mbështetura nga Irani.
Shteti hebre pritet të godasë Iranin si një akt hakmarrjeje ndaj një sulmi me raketa balistike në fillim të këtij muaji, por mbetet e paqartë se kur mund të ndodhë një gjë e tillë. Irani ka thënë se do t'i përgjigjet çdo sulmi izraelit./VOA
konflikti izrael-hezbollah
Bota
13 Tetor 2024, 20:33
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Një përshkallëzim po vjen në konfliktin e Izraelit me Iranin, një përballje me raketa balistike mund ...
Bota
13 Tetor 2024, 19:52
r.ll
foto e sisitemit
SHBA- Pentagoni amerikan konfirmoi të dielën raportet se SHBA do të vendosë një sistem raketash anti-ba...
Bota
13 Tetor 2024, 19:40
r.ll
foto ilustruese
TEHERAN- Irani është i gatshëm t'i përgjigjet çdo veprimi izraelit kundër territorit iranian, tha sot ...
Bota
13 Tetor 2024, 18:43
r.ll
korridori 8
SHKUP- Kur lë pas Shkupin dhe drejtohesh nga kufiri bullgar - fqinji jo fort i lehtë i Maqedonisë së Veriut ...
Bota
13 Tetor 2024, 18:26
r.ll
foto ilustruese
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, është i hapur për dialog me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ka thënë të...
Bota
13 Tetor 2024, 18:01
r.ll
nisja e starship
SHBA- Testi më ambicioz, deri më sot, i anijes gjigante Starship nga kompania SpaceX e Elon Musk ësht&e...
Bota
13 Tetor 2024, 17:27
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Vendi i fundit me shumicë myslimane që njohu Kosovën si shtet, ishte Bangladeshi, në vitin 2017. Pavar&eum...
Bota
13 Tetor 2024, 17:11
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Paqeruajtësit e OKB-së në Liban thanë të dielën se Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) shkel&e...
Bota
13 Tetor 2024, 17:09
r.ll
benjamin netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka bërë thirrje shefit të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterre...
Bota
13 Tetor 2024, 15:58
r.ll
foto ilustruese
KINË- Ushtria kineze publikoi të dielën (13 tetor) një video propagandistike në llogaritë e saj në media...