Bota

"Të gatshëm t'i përgjigjemi çdo veprimi izraelit", Garda Revolucionare e Iranit: Nuk kemi vija të kuqe kur bëhet fjalë për mbrojtjen e popullit

Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi theksoi më herët sot se Irani nuk ka "vija të kuqe" kur bëhet fjalë për mbrojtjen e popullit dhe interesave të tij.

13 Tetor 2024, 19:40 Nga r.ll
"Të gatshëm t'i përgjigjemi çdo veprimi
foto ilustruese

TEHERAN- Irani është i gatshëm t'i përgjigjet çdo veprimi izraelit kundër territorit iranian, tha sot komandanti i Forcave Ajrore të Korpusit të Gardës Revolucionare, Amir Ali Hajizadeh, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim.

Komandanti iranian i bëri këto komente ndërsa Teherani pret hakmarrjen izraelite për sulmet me raketa iraniane të 1 tetorit ndaj Izraelit.

Nga ana e tij, ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi theksoi më herët sot se Irani nuk ka "vija të kuqe" kur bëhet fjalë për mbrojtjen e popullit dhe interesave të tij, pasi rajoni më i gjerë i Lindjes së Mesme përgatitet për sulmin hakmarrës të Izraelit, në sulmin e fundit raketor të Iranit.

Irani nisi një sulm me raketa balistike kundër Izraelit më 1 tetor, si hakmarrje për vrasjen nga ushtria izraelite të udhëheqësve militantë të lidhur me Iranin në rajon. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant premtoi një përgjigje vdekjeprurëse, të saktë dhe veçanërisht befasuese ndaj sulmit iranian.

iran izrael garda revolucionare e iranit

Sondazh

Poll