Sport

Alarm te Arsenali... Saka largohet nga "Tre Luanët" pas një dëmtimi në kofshë

Shkalla e dëmtimit të sulmuesit është ende e paqartë. Gjithsesi ai mund të jetë për ndeshjen e parë pas pushimit, të planifikuar për të shtunën më 19 tetor kundër Bournemouth.

12 Tetor 2024, 18:39 Nga DOSJA

Alarm te Arsenali... Saka largohet nga "Tre Luanët" pas një

ANGLI - Siç ndodh shpesh, pushimi për ekipet kombëtare lë pas dëmtime që më pas duhet t’i përballojnë klubet.

Një nga 'viktimat' e ditëve të fundit është Bukayo Saka, i cili pësoi një dëmtim në kofshë gjatë ndeshjes së Nations League që Anglia humbi 2-1 ndaj Greqisë. Siç konfirmohet nga Federata Angleze, anësori sulmues është larguar me efekt të menjëhershëm nga kampi i kombëtares për t'u rikthyer te Arsenali.

Një dëmtim që i shqetëson “Topçinjtë”, të cilët nuk do të mund të llogarisin në një nga lojtarët e tyre më të mirë. Deklarata e trajnerit të Londrës, Mikel Arteta, e shpreh këtë pas këtij lajmi: "Stafi mjekësor po e vlerëson rastin. Ai ndjeu një shqetësim dhe ndaloi. Shpresojmë të mos jetë asgjë serioze".
Siç shihet edhe nga deklarata e Artetës, shkalla e dëmtimit të Sakës është ende e paqartë. Nuk ka gjasa që ai të mund të rikthehet për ndeshjen e parë pas pushimit, të planifikuar për të shtunën më 19 tetor kundër Bournemouth, e vlefshme për ndeshjen e 8-të të Premier League.

Ndeshjet e ardhshme të Arsenalit janë kundër Shakhtarit në Champions League, kundër Liverpool në Premier League dhe kundër Preston North End në Carabao Cup.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll