Bota

Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil

Varshava e akuzon Minskun që po dërgon qëllimisht migrantët në pikën kufitare.

12 Tetor 2024, 17:30 Nga E. D
Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën
Donald Tusk

POLONI- Polonia planifikon të pezullojë përkohësisht të drejtën për azil, si pjesë e strategjisë për të kufizuar migrimin ilegal teksa rriten tensionet me Bjellorusinë. Varshava e akuzon Minskun që po dërgon qëllimisht migrantët në pikën kufitare.

“Njëra prej pikave të strategjisë së migrantëve do të jetë që përkohësisht të pezullohet e drejta për azil. Do ta kërkoj këtë, do të kërkoj njohje në Evropë për këtë vendim”, ka thënë kryeministri polak, Donald Tusk më 12 tetor.

Tusk ka thënë se e drejta për azil është duke u shfrytëzuar nga lideri autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, presidenti rus, Vladimir Putin, dhe kontrabandistët e njerëzve, duke vepruar kundër të drejtës që parasheh azili. Rusia dhe Bjellorusia mohojnë se janë përgjegjëse për orkestrim të krizës.

Migrimi ka qenë lart në agjendën e Polonisë qysh prej vitit 2021, kur ka nisur të përballet me numër të madh të migrantëve prej Lindjes së Mesme dhe Afrikës. Prej kur e ka marrë pozitën, në dhjetor të vitit 2023, Tusk ka çuar përpara politika të ashpra ndaj migrimit, çka ka rritur zërat e aktivistëve, që kanë shpresuar se ai do t’i braktiste politikat e administratës së kaluar nacionaliste.

Marysia Zlonkiewicz prej grupit Granica, organizatë joqeveritare që u ndihmon migrantëve në kufi, ka thënë se pezullimi i të drejtës për azil është kundër Kushtetutës dhe mund t’i çojë migrantët në duart e kontrabandistëve.

donald tusk

Sondazh

Poll

Bota 12 Tetor 2024, 14:33 N.F

Boeing do të mbyllë 17.000 vende pune

Foto ilustruese SHBA- Boeing do t’i mbyllë 17.000 vende të punës, dhe do ta shtyjë fazën e prodhimit, për t’u p&e...