Bota

Të shtëna me armë zjarri në një festë në SHBA, një i vdekur dhe 12 të plagosur

Policia e Oklahoma City tha se duket se ka pasur një trazirë që çoi në të shtëna të shumta brenda dhe jashtë qendrës së ngjarjeve.

12 Tetor 2024, 15:12 Nga E. D
Të shtëna me armë zjarri në një festë në
fotot ilustruese

SHBA- Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur ditën e sotme në SHBA gjatë një festë në Oklahoma. Si pasojë e të shtënave  një peroson ka humbur jetën dhe 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur. 

Policia e Oklahoma City tha se duket se ka pasur një trazirë që çoi në të shtëna të shumta brenda dhe jashtë qendrës së ngjarjeve. Emrat dhe mosha e personave të përfshirë në incident nuk janë bërë ende të ditur.

 Të dyshuarit aktualisht nuk dihen, por disa persona janë arrestuar, sipas forcave të rendit. Hetimi aktualisht është aktiv dhe në vazhdim.

"Ne jemi në proces të intervistimit të dëshmitarëve. Ne do të japim më shumë detaje kur t'i marrim ato," thanë autoritetet. 

te shtena me arme zjarri ne shba

Sondazh

Poll

Bota 12 Tetor 2024, 14:33 N.F

Boeing do të mbyllë 17.000 vende pune

Foto ilustruese SHBA- Boeing do t’i mbyllë 17.000 vende të punës, dhe do ta shtyjë fazën e prodhimit, për t’u p&e...