Aktualitet

60 pasagjerë bllokohen për orë të tëra në aeroportin e Milanos, ankohen pasagjerët: Në Itali bëra një ndërhyrje! Sollën policinë në avion, a thua se jemi kriminelë

Anulimi i fluturimit Milano-Tiranë solli që 60 pasagjerë të sorollaten pas anulimit të fluturimit ndërsa kalvari i tyre nisi prej orës 14:00 të të premtes dhe vijoi për disa orë. Në mesin e pasagjerëve ka edhe foshnja, të moshuar apo persona të sëmurë.

12 Tetor 2024, 07:31 Nga N.F
60 pasagjerë bllokohen për orë të tëra
Pasagjerët

MILANO- Një tjetër problematikë ka lënë dhjetëra pasagjerë në pritje të nisjes së fluturimit drej Shqiërisë. Mësohet se mbrëmjen e së premtes 60 pasagjerë kanë kaluar orë të tëra në aeroportin e Malpensës pa asnjë përgjigje për fluturimin.

Anulimi i fluturimit Milano-Tiranë solli që 60 pasagjerë të sorollaten pas anulimit të fluturimit ndërsa kalvari i tyre nisi prej orës 14:00 të të premtes dhe vijoi për disa orë. Në mesin e pasagjerëve ka edhe foshnja, të moshuar apo persona të sëmurë.

Një prej pasagjerëve tha se kishte udhëtuar drejt Italisë për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale. Ai rrëfen se është i sëmurë dhe gjendja e tij shëndetësore është delikate. Pasagjeri shton gjithashtu se policia kishte ndërhyrë në avion dhe i ka zbritur ata me forcë, duke shtuar se “na trajtuan si kriminelë”.

“Isha në Itali, bëra një ndërhyrje dhe sot do të kthehesha në Shqipëri. Kam probleme shëndetësore. Tani kam ngelur në mes të katër rrugëve. Sollën policinë në avion, a thua se jemi kriminelë,” tha ai.

Pasagjerë të tjerë rrëfyen se kanë fatkeqësi në familjet e tyre në Shqipëri dhe se duhet të fluturonin për tek të afërmit. Në mesin e udhëtarëve të braktisur në aeroportin e Malpensës ka edhe nga ata që kishin udhëtuar në Itali për të vizituar të afërmit e tyre. Të mitur, por edhe të moshuar e persona të sëmurë mbrëmjen e djeshme e kaluan në aeroportin e Milanos.

fluturimi milano-tirane

Sondazh

Poll