Bota

Tentoi të bashkëpunonte me ISIS, ushtari amerikan dënohet me 14 vjet burg

Cole Bridges, i cili u regjistrua në ushtrinë amerikane në vitin 2019, u deklarua fajtor në qershor 2023 për akuzat për tentativë për të ofruar ndihmë materiale për një organizatë të huaj terroriste dhe tentativë për vrasje të anëtarëve të forcave të armatosura amerikane.

12 Tetor 2024, 07:59 Nga N.F
Tentoi të bashkëpunonte me ISIS, ushtari amerikan dënohet me 14
Foto ilustruese


SHBA- Një ushtar amerikan 24-vjeçar, i cili rrëfeu se po përpiqej të ndihmonte grupin e Shtetit Islamik (ISIS) të planifikonte sulme kundër forcave amerikane në Lindjen e Mesme, u dënua me 14 vjet burg të premten.

Në këtë përpjekje, ai u kishte përcjellë informacion agjentëve të FBI-së, të cilët iu afruan atij si anëtarë të dyshuar të organizatës xhihadiste. Cole Bridges, i cili u regjistrua në ushtrinë amerikane në vitin 2019, u deklarua fajtor në qershor 2023 për akuzat për tentativë për të ofruar ndihmë materiale për një organizatë të huaj terroriste dhe tentativë për vrasje të anëtarëve të forcave të armatosura amerikane.


Siç thuhet në dosjen e çështjes, në tetor 2020 Bridges iu afrua një agjent i fshehtë i FBI-së, të cilit ai i kërkoi të fillonte sulmet në Nju Jork. Më pas ai dha këshilla se si mund të shkaktonte më shumë viktima duke nisur sulmet kundër forcave ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme. Cole Bridges kishte dërguar gjithashtu dy video që tregonin atë duke qëndruar pranë një flamuri të Shtetit Islamik dhe duke bërë thirrje për një pritë ndaj ushtarëve amerikanë.

shba isis

Sondazh

Poll