Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Biden: I kërkojmë Izraelit të ndalojë sulmet ndaj paqeruajtësve të OKB-së

Dy paqeruajtës të Sri Lankës u plagosën sot nga një sulm izraelit pranë postës së tyre të vëzhgimit në Libanin jugor.

11 Tetor 2024, 21:03 Nga E. D
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Biden: I kërkojmë Izraelit të
Joe Biden

SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden tha se ai po i kërkon Izraelit të mos synojë paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara në Liban, ku po lufton grupin Hezbollah.

Dy paqeruajtës të Sri Lankës u plagosën sot nga një sulm izraelit pranë postës së tyre të vëzhgimit në Libanin jugor.

Kur Biden u pyet se "a po i kërkoni Izraelit të ndalojë sulmet ndaj paqeruajtësve të OKB-së?” presidenti amerikan, i cili po merrte pjesë në një konferencë të Shtëpisë së Bardhë mbi shkatërrimin e shkaktuar nga uragani Milton, u përgjigj: “Sigurisht, absolutisht”.

joe biden

Sondazh

Poll