Bota

Obama u bën thirrje burrave me ngjyrë të ndalojnë arsyetimet dhe ta votojnë Harrisin

Harrisi ka kërkuar mbështetjen e votuesve me ngjyrë, por sipas një sondazhi në shtator, një në katër burra me ngjyrë nën 50 vjeç kanë thënë se do ta mbështesin Trumpin.

11 Tetor 2024, 19:53 Nga E. D
Obama u bën thirrje burrave me ngjyrë të ndalojnë arsyetimet
Barack Obama

SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së Barack Obama foli me tone të zjarrta kundër kandidaturës së ish-presidentit Donald Trump dhe në favor të zëvendëspresidentes Kamala Harris. Harrisi ka kërkuar mbështetjen e votuesve me ngjyrë, por sipas një sondazhi në shtator, një në katër burra me ngjyrë nën 50 vjeç kanë thënë se do ta mbështesin Trumpin. Gjithashtu Obama, presidenti i parë me ngjyrë i vendit, ka thënë se seksizmi është arsyeja pse hezitimi duket të jetë më i theksuar me vëllezërit tanë për ta votuar Harrisin.

“Kam një problem me këtë. Për shkak se një pjesë e tyre më bën të mendoj dhe po flas me burrat drejtpërdrejt  një pjesë e tyre më bën të mendoj se, mirë, thjesht nuk po e ndieni idenë të keni një grua si presidente, dhe po dilni me alternativa të tjera dhe arsye të tjera për këtë. Harris ishte dikush që u rrit si ju, ju njeh, shkoi në kolegj me ju, i kuptonte betejat, dhimbjen dhe gëzimin që vijnë nga ato përvoja, ndërsa Trumpi ka treguar vazhdimisht shpërfillje, jo vetëm për komunitetet, por edhe për ju si person”, tha Obama. 

 

barack obama kamala harris

Sondazh

Poll