Art&Argëtim

Laura Dern flet për skenat intime me Liam Hemsworth: Ndihem njeriu më me fat

Të dy kanë rolin e të dashuruarve në filmin e ri romantik në Netflix, i cili zhvillohet mes një sfondi romantik ku Dern ka rolin e Katherine, autorja e famshme që përpiqet të kapërcejë bllokun e mendimeve të saj.

11 Tetor 2024, 16:02 Nga A.P
Laura Dern flet për skenat intime me Liam Hemsworth: Ndihem njeriu
Laura Dern dhe Liam Hemsworth në Lonely Planet

SHBA- Aktorja Laura Dern nuk do ta kishte zëvendësuar kurrë partnerin e saj Liam Hemsworth me një partner tjetër në filmin Lonely Planet. Të dy kanë rolin e të dashuruarve në filmin e ri romantik në Netflix, i cili zhvillohet mes një sfondi romantik ku Dern ka rolin e Katherine, autorja e famshme që përpiqet të kapërcejë bllokun e mendimeve të saj.

Hyn Owen (Hemsworth), një djalë i ri që është mbështetja kryesore e të dashurës e tij autore, Lily ( Diana Silvers), por pas një sërë situatave jo të mira fillon të dyshojë në marrëdhënien e tyre. 

"Ndihem njeriu më me fat që kam punuar me Hemsworth-in , ku pavarësisht punës ndihesha e sigurt për të treguar gjithcka për jetën time dhe ne kishim "padyshim një tërheqje fizike. Në momentin kur ne bënim skenat intime nuk na ndalohej të diskutonim së bashku dhe të punonim në mënyrë profesionale, por kishim edhe shumë mbështetje", tha ajo. 

Ajo e quan të pabesueshme faktin që filmi dhe bërja e filmave kanë ndryshuar në mënyrë që të gjithë të ndjehen rehat dhe të punojnë pa frikë se mund të humbasin një vend pune.

"Edhe ne si aktorë të rinjë kemi pasur shumë përvojash në filma," thotë Dern.

Nuk dihet qartë nëse do të ketë një vazhdimësi të historisë së Katherine dhe Owen pavarësisht se atyre u pëlqente të punonin me njëri tjetrin.

lonely planet liam hemsworth laura dern

Sondazh

Poll