Art&Argëtim

Ndodhet në burg për abuzim seksual, avokati i Diddy-t tregon vështirësinë e reperit: Ushqimi aty brenda

Gjatë ditëve të javës, dreka shërbehet në orën 11:00 dhe darka shërbehet pas orës 16:00. Drekat përbëhen kryesisht nga pjata kryesore, duke përfshirë hamburger, peshk të pjekur ose tako viçi, me vezë fërgesë dhe biskota në fundjavë. 

11 Tetor 2024, 15:27 Nga A.P
Ndodhet në burg për abuzim seksual, avokati i Diddy-t tregon
Sean "Diddy" Combs

SHBA- Avokati e Sean "Diddy" Combs, Marc Agnifilo ka deklaruar se përshtatja më e vështirë e reperit për të qëndruar pas hekurave është ushqimi.

"Unë mendoj se ushqimi është ndoshta pjesa më e vështirë e tij," tha avokati Agnifilo.

People shkruan se të enjten, më 10 tetor, u caktua që data e gjykimit të Combos për akuzat për krime seksuale të mbahej më 5 maj 2025. Teksa Combos pret gjykimin, ai është vendosur në Qendrën e Paraburgimit Metropolitane të Bruklinit. 

Gjatë ditëve të javës, dreka shërbehet në orën 11:00 dhe darka shërbehet pas orës 16:00. Drekat përbëhen kryesisht nga pjata kryesore, duke përfshirë hamburger, peshk të pjekur ose tako viçi, me vezë fërgesë dhe biskota në fundjavë. 

Në darkë, menuja përfshin zgjedhje si pule me perime, makarona dhe mish viçi të pjekur. Burgu shërben gjithashtu ushqime "të shëndetshme për zemrën" dhe pjata vegjetariane si thjerrëzat, tofu dhe fasulet e pjekura.

Combs e ka kaluar pothuajse muajin e fundit pas hekurave pasi dy gjyqtarë refuzuan kërkesat për lirim me kusht, megjithëse avokatët e tij kanë bërë një apel për ta liruar atë në pritje të gjyqit. Manjati, i cili për dekada konsolidoi një sasi të madhe brenda industrisë së muzikës dhe më gjerë, u padit me akuzat për abuzim seksual, shantazh dhe prostitucion më 17 shtator.

sean marc agnifilo

Sondazh

Poll