Aktualitet

Zbardhet grabitja e 200 mijë eurove në Tiranë/ Identifikohen dhe shpallen në kërkim 4 gjeorgjianë, çfarë u sekuestrua nga policia

Bëhet me dije gjithashtu se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një motomjet, si dhe është shpallur në kërkim një automjet që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së kësaj ngjarje.

11 Tetor 2024, 10:32 Nga r.ll
Zbardhet grabitja e 200 mijë eurove në Tiranë/ Identifikohen dhe
foto ilustruese

TIRANË- Është zbardhur grabitja e ndodhur rreth një javë më parë në zonën e Ish-Bllokut në kryeqytet, ku disa persona të maskuar i vodhën një taksisti shumën prej 200 mijë eurosh. 

Lidhur me ngjarjen policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 4 shtetas gjeorgjianë, si autor të grabitjes. Bëhet me dije gjithashtu se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një motomjet, si dhe është shpallur në kërkim një automjet që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së kësaj ngjarje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar "Taxi", nga Komisariati i Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda.

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vjedhja e një shume parash në një taksi në rrugën "Ibrahim Rugova", më datë 04.10.2024.

Punohet për kapjen e 4 shtetasve gjeorgjianë, autorë të dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 04.10.2024, ku në zonën e ish-Bllokut, disa shtetas kanë vjedhur një shumë parash në një taksi, kanë organizuar punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes e identifikimin e autorëve të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Taxi".

Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, ka rezultuar se autorë të dyshuar të kësaj vjedhje janë shtetasit L. K., 30 vjeç, T. N., 36 vjeç, N. K., 30 vjeç, dhe Y. B., 31 vjeç, me shtetësi gjeorgjiane, për të cilët po punohet për kapjen dhe arrestimin e tyre.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një motomjet, si dhe është shpallur në kërkim një automjet që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së kësaj ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

vjedhje ne tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll