Aktualitet

U kap me 2.1 kg drogë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

11 Tetor 2024, 09:32 Nga M.B
U kap me 2.1 kg drogë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Një 31-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u kap me 2.1 kg drogë. Atij iu sekuestrua 2.1 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe mjete që shërbejnë për paketimin e saj.

Po ashtu, në banesën e tij u gjet edhe një bllok, ku ai mbante shënime mbi aktivitetin kriminal të shitjes së lëndës narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Distributed”, nga Komisariati i Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.1 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe mjete që sherbëjnë për paketimin e saj, si dhe u arrestua në flagrancë 31-vjeçari që i posedonte.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve gjatë kontrolleve intensive në terren, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, pas informacioneve të siguruara nga intaligjenca policore se një shtetas shiste lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Distributed”.

Gjatë këtij operacioni u arrestua shtetasi H. Ç., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit në banesën e 31-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2.1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, qese farmaceutike për paketimin e saj, një palë gërshërë, bllok me shënime mbi aktivitetin kriminal të shitjes së lëndës narkotike dhe një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë.

tirana

Sondazh

Poll