Bota

Kate bën vizitën e parë të papritur publike që nga përfundimi i kimioterapisë

Ky ishte angazhimi i parë zyrtar publik i Kate Middleton që kur përfundoi trajtimin e saj me kimioterapi.

10 Tetor 2024, 17:56 Nga E. D
Kate bën vizitën e parë të papritur publike që nga
Kate Middleton

ANGLI- Princesha e Uellsit ka bërë një paraqitje të papritur përkrah Princit të Uellsit në një vizitë në Southport, ku ata zhvilluan një takim privat me familjet e viktimave të tre fëmijëve të vrarë në një sulm me thikë në korrik. Ky ishte angazhimi i parë zyrtar publik i Kate Middleton që kur përfundoi trajtimin e saj me kimioterapi. Gjithashtu burimet mbretërore thonë se ajo vendosi të bashkohet me Princin William për të treguar mbështetjen, ndjeshmërinë dhe dhembshurinë e saj ndaj komunitetit lokal.

Vizita mbretërore në Southport ishte planifikuar që Princesha e Uellsit dhe Princi të kalonin kohë privatisht me familjet e tre fëmijëve që vdiqën gjatë sulmit. Me përfundimin e kimioterapisë së saj, Kate ka filluar një kthim gradual në punë, duke përfshirë takime rreth fushatës së saj të hershme muajin e kaluar. Megjithatë, ky është momenti më i madh deri më tani në rikthimin në detyrat mbretërore.

Po ashtu vizita në Southport ishte synuar nga Princi William dhe Kate për t'i treguar komunitetit se ata nuk ishte harruar. Bebe King, 6 vjeç, Elsie Dot Stancombe, 7 vjeç dhe Alice Dasilva Aguiar, 9 vjeç, u vranë më 29 korrik 2024, gjatë sulmit. Dhjetë persona të tjerë, tetë prej të cilëve fëmijë u plagosën. Çifti mbretëror u takua gjithashtu me punonjës të urgjencës nga policia dhe shërbimet shëndetësore, të cilët u thirrën në sulm.

Princi William dhe Kate kanë bërë fushatë për rëndësinë e të qenit të hapur për problemet e shëndetit mendor dhe vizita e tyre përfshinte biseda me praktikuesit e shëndetit mendor. Çifti kishte bërë një donacion, nëpërmjet bamirësisë së tyre, për një mbledhje fondesh për të ndihmuar në ofrimin e ndihmës fizike dhe psikologjike për policinë dhe stafin e ambulancës që u kapën nga sulmi dhe trazirat që pasuan.

 kate middleton

Sondazh

Poll