Bota

Uragani “Milton”/ Disa njerëz injorojnë ‘thirrjet për të ikur" (VIDEO)

Milton solli erëra të fuqishme, një stuhi vdekjeprurëse dhe përmbytje në pjesën më të madhe të Floridës natën e së mërkurës, pasi arriti në tokë përgjatë bregut të Gjirit si një stuhi e kategorisë 3. 

10 Tetor 2024, 15:58 Nga E. D
Uragani “Milton”/ Disa njerëz injorojnë ‘thirrjet
foto ilustruese

SHBA- Disa njerëz kanë injoruar paralajmërimet për evakuim dhe kanë zgjedhur të përballen me uraganin Milton. Milton solli erëra të fuqishme, një stuhi vdekjeprurëse dhe përmbytje në pjesën më të madhe të Floridës natën e së mërkurës, pasi arriti në tokë përgjatë bregut të Gjirit si një stuhi e kategorisë 3. 

Përpara mbërritjes së ciklonit, mijëra banorë evakuuan shtëpitë e tyre në përpjekje për të mbijetuar pasi autoritetet paralajmëruan “nëse qëndroni, do të vdisni”. Por dhjetëra vendas kokëfortë qëndruan, duke zgjedhur të përballen me stuhinë.

Uragani “Milton”/ Disa njerëz injorojnë ‘thirrjet

Kështu, disa janë parë duke bërë sërf, duke vrapuar pranë plazhit, duke pozuar për fotografi në shira të dendur dhe duke bërë shtytje përgjatë një skele ndërsa dallgët vërshojnë. 

Sondazh

Poll