VIDEO/ Kamala Harrris konsumon birrë gjatë një emisioni: Nëse zgjidhem presidente e SHBA-ve, do të kthej alkoolin në Shtëpinë e Bardhë
Me kanaçen e birrës në dorë, Harris zbuloi se kohët e fundit kishte pirë me bashkëshortin e saj Doug Emhoff.
9 Tetor 2024, 16:18Nga E. D
Kamala Harris
SHBA- Kandidatja demokrate Kamala Harris ka befasuar me deklaratën e saj teksa ishte e ftuar në studion e “The Late Show with Stephan Colbert”, ku premtoi se nëse ajo zgjidhet presidenteve e SHBA-ve, do të kthejë alkoolin në Shtëpinë e Bardhë.
Kjo deklarata erdhi pasi Kamala Harris konsumoi birrë gjatë emisionit. Demokratja hapi një kanaçe birre, në studion e “The Late Show with Stephen Colbert”, gjë që asnjë nga dy presidentët e fundit nuk e kanë bërë. Me kanaçen e birrës në dorë, Harris zbuloi se kohët e fundit kishte pirë me bashkëshortin e saj Doug Emhoff.
“Hera e fundit që piva një birrë ishte në një lojë bejsbolli me Doug,” tha ajo duke qeshur.
Paraqitja e saj në shfaqje ishte pjesë e një fushate mediatike që përfshinte gjithashtu një paraqitje edhe në emisione të tjera.