Politike

Britania ndërmerr nisma që të rinjtë në veri të qëndrojnë në Shqipëri, ambasadori në Kukës: Do të investojmë në rritjen ekonomike

Mësohet se ditën e djeshme ata vizituan Kukësin, ndërsa sot dhe nesër do të jetë në Tropojë.

9 Tetor 2024, 18:22 Nga M.B
Britania ndërmerr nisma që të rinjtë në veri të
Nicholas Abbott

KUKËS- Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka organizuar një tur tre ditor në veri të Shqipërisë, me synim rritjen e investimeve për të rinjtë, në mënyrë që ata të krijojnë të ardhmen në vendlindjen e tyre. Mësohet se ditën e djeshme ata vizituan Kukësin, ndërsa sot dhe nesër do të jetë në Tropojë.

Me anë të një njoftim në rrjetet socialem Ambasada thotë se po dëshmojnë partneritetin e fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë përmes mbështetjes britanike për të ardhmen e veriut të Shqipërisë duke u fokusuar tek të rinjtë.

Ky tur i Ambasadës nxjerr në pah nismat e rëndësishme të financuara nga Mbretëria e Bashkuar në këtë rajon, të cilat përqëndrohen në nxitjen e inovacionit, arsimit, sipërmarmarrjes dhe krijimit të vendeve të punës. 

“Mbrëtëria e Bashkuar është partneri juaj për rritjen ekonomike dhe sipërmarrjen. Ne besojmë në potencialin e Shqipërisë dhe jemi të angazhuar të punojmë me ju si Partnerë për Përparim”, tha ambasadori britanik, Nicholas Abbott gjatë vizitës në Kukës. 

kukes

Sondazh

Poll