Bota

Trump i dërgoi Putinit teste për Covid/ Libri i Woodward zbulon marrëdhëniet e tyre të ngushta,

Në librin e tij të ri, të titulluar "Lufta", i publikuar më 15 tetor, shkruan gjithashtu se Trump mbajti një marrëdhënie personale me Putinin pavarësisht nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë dhe teksa ai aspironte të kthehej në Uashington.

8 Tetor 2024, 22:33 Nga E. D
Trump i dërgoi Putinit teste për Covid/ Libri i Woodward zbulon
Donald trump dhe Vladimir Putin

SHBA- Një libër i ri nga gazetari Bob Woodward ka zbuluar se Donald Trump i dërgoi fshehurazi teste për të zbuluar Covid-19 homologut të tij rus Vladimir Putin  kur ai ishte në Shtëpinë e Bardhë në mes të pandemisë dhe ndërkohë që kishte mungesë në SHBA. 

Woodward, i cili ka mbuluar Shtëpinë e Bardhë për gjysmë shekulli për Washington Post, kishte zbuluar skandalin Watergate me Carl Bernstein që çoi në dorëheqjen e Presidentit Richard Nixon në 1974.

Në librin e tij të ri, të titulluar "Lufta", i publikuar më 15 tetor, shkruan gjithashtu se Trump mbajti një marrëdhënie personale me Putinin pavarësisht nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë dhe teksa ai aspironte të kthehej në Uashington. Sipas mediave amerikane që kishin akses në librin, Vladimir Putin pranoi testet për zbulimin e koronavirusit dhe iu betua Donald Trump që të mos i thotë asgjë.

“Dua që të mos i tregosh askujt, njerëzit do të zemërohen me ty, jo me mua”, thuhet se i tha në atë kohë.

Gjithashtu një këshilltar që foli në kushte anonimiteti pohoi se Donald Trump foli fshehurazi me Putinin deri në shtatë herë pasi ai u largua nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2021. Në fillim të vitit 2024, ai i kërkoi një bashkëpunëtori të dilte nga zyra e tij në rezidencën e tij në Mar-a-Lago, Florida, për të biseduar me presidentin rus me telefon.

"Asnjë nga këto histori të krijuara nga Bob Woodward nuk është e vërtetë, ato janë vepër e një njeriu vërtet të çmendur dhe të çekuilibruar," kundërshtoi Steven Cheung, një zëdhënës i Trump, duke shtuar se libri mund të përdoret në vend të letrës higjienike.

donald trump vladimir putin

Sondazh

Poll