8 Tetor 2024, 21:48
Nga M.B
Alexander Kasanof
BALLKAN- I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof, tha të martën se Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht tërësinë tokësore sovranitetin dhe karakterin shumetnik të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe sulmet ndaj marrëveshjes së Dejtonit dhe thirrjet për shkëputje nga udhëheqësi i serbëve të Bosnjës Milorad Dodik janë të papërgjegjshme.
Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në Bosnjë në fillim të një vizite në rajon, gjatë së cilës pritet të qëndrojë në Serbi dhe në Kosovë. Kasanof tha se rruga e ndjekur nga presidenti i entitetit serb “është një qorrsokak i rrezikshëm për Bosnjën dhe e vë në rrezik të ardhmen e Republikës Serbe”. Ai paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara “do të vazhdojnë të përdorin të gjitha mjetet, duke përfshirë sanksionet, për të mbajtur përgjegjës ata që kërcënojnë ose provojnë të dëmtojnë Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit si dhe shtetin e Bosnjës dhe institucionet e saj”.
Presidenti pro-rus i Republikës Serbe, Milorad Dodik, i cili prej kohësh kërkon shkëputjen e këtij entiteti nga Bosnja, tashmë është nën sanksionet e amerikane dhe britanike. Shtetet e Bashkuara thonë se Dodiku ka dëmtuar Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit të vitit 1995, e cila i dha fund luftës së Bosnjës të viteve 1992-1995, që la pas vets mbi 100,000 të vrarë dhe miliona të zhvendosur. Në përfundim të luftës Bosnja u nda në dy rajone autonome, Republikën Serbe dhe Federatën Boshnjako-Kroate, të lidhura nëpërmjet një qeverie të dobët qendrore në Sarajevë.
I dërguari amerikan pritet që të mërkurën të takohet në Beograd me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, ndërsa në Kosovë, sipas zyrtarëve të ambasadës amerikane, pritet të takohet me zyrtarë të qeverisë, udhëheqës të opozitës, shoqërinë civile dhe bizneset.
Kjo do të jetë vizita e tij e parë në Kosovë që kur mori detyrën, të cilën deri në muajin maj e mbante diplomati Gabriel Escobar. Shtetet e Bashkuara po u kërkojnë Kosovës dhe Serbisë të zbatojnë marrëveshjen që u arrit vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre./ VOA
bosnje hercegovina
Bota
8 Tetor 2024, 21:08
E. D
foto ilustruese
SHBA- Zyrtarët në Florida kanë lëshuar urdhra evakuimi dhe paralajmërime të tmerrshme pasi uragani Milto...
Bota
8 Tetor 2024, 21:06
M.B
LINDJE E MESME- Izraeli pretendon se Hashem Safieddine, pasardhësi në pushtet i liderit të vrarë të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, &e...
Bota
8 Tetor 2024, 20:57
E. D
Joe Biden
SHBA- Joe Biden lëshoi një paralajmërim të tmerrshëm për ashpërsinë e uraganit Milton sot, duke th&eum...
Bota
8 Tetor 2024, 20:46
fotot ilustruese
SHBA- Uragani Milton tashmë parashikohet afërsisht të shkatrrojë "dhjetëra miliarda dollarë", duke shtuar nj...
Bota
8 Tetor 2024, 20:32
E. D
Jens Stoltenberg
MYNIH- Jens Stoltenberg, deri më tani Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, është emëruar zyrtarisht si kreu i r...
Bota
8 Tetor 2024, 18:42
E. D
IZRAEL- I gjithë populli i Izraelit i ka ndjerë pasojat e luftës që filloi një vit më parë. Shumë vetë kanë ...
Bota
8 Tetor 2024, 18:31
E. D
fotot ilustruese
TETOVË- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Tetovës, ku janë gjetur të vdekur n...
Bota
8 Tetor 2024, 16:09
E. D
Emmanuel Macron dhe Benjamin Natanyahu
IZRAEL- Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz tha se deklarata e presidentit francez Emmanuel Ma...
Bota
8 Tetor 2024, 15:57
E. D
kamala harris
SHBA- Kamala Harris e konsideron Iranin si kundërshtarin më të madh të SHBA-së dhe se sigurimi që Teherani t&eu...
Bota
8 Tetor 2024, 15:50
M.B
Jeffrey Hovenier
KOSOVA- Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është shprehur i kënaqur me vendimin e Qeverisë s&e...