Bota

Ministri i Jashtëm izraelit: Embargoja e armëve e Macron do të dëmtojë miqësinë franko-izraelite

Gjithashtu ministri izraelit shprehet se nëse Franca dëshiron të luajë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e paqes dhe një Lindje të Mesme më të sigurt, ajo duhet të kontribuojë në luftën kundër terrorizmit dhe mos ua lidhi duart atyre që e luftojnë.

8 Tetor 2024, 16:09 Nga E. D
Ministri i Jashtëm izraelit: Embargoja e armëve e Macron do të
Emmanuel Macron dhe Benjamin Natanyahu

IZRAEL- Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz tha se deklarata e presidentit francez Emmanuel Macron për të ndalur dërgesat e armëve në Izrael, do të dëmtojë luftën e përbashkët kundër terrorizmit islamik si dhe miqësinë franko-izraelite. 

Gjithashtu ministri izraelit shprehet se nëse Franca dëshiron të luajë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e paqes dhe një Lindje të Mesme më të sigurt, ajo duhet të kontribuojë në luftën kundër terrorizmit dhe mos ua lidhi duart atyre që e luftojnë.

Ai veç të tjerash thekson mundësinë që iu dha Francës, pas dobësimit të ndjeshëm të Hezbollahut në Liban, për të ndërmarrë një iniciativë politike, e cila do të lejonte ndryshimin e situatës në vend dhe do t'i jepte fund kontrollit të Hezbollahut. 

Megjithatë, siç vëren ai, kjo kërkon bashkëpunim të ngushtë me Izraelin dhe jo lidhjen e duarve në luftën e tij kundër islamistëve fundamentalistë të udhëhequr nga Irani. 

emmanuel macron benjamin natanyahu

Sondazh

Poll