Aktualitet

VIDEO/ Njoftoi inaugurimin, KMSH falenderoi Ramën për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë, por themelet u hodhën para se ai të vinte në pushtet

Po në fakt historia e xhamisë së Namazgjasë nis shumë më herët se Kryeministri Edi Rama të vinte në pushtet duke fituar në zgjedhjet e qershorit 2013. Inauguriumi i themelev të kësaj xhamie u bë më 20 prill të viti 2013, çka do të thotë se ishte qeveria Berisha, jo vetëm në pushtet, por mesa duket dhe palë iniciatore e këtij projekti.

8 Tetor 2024, 19:46 Nga M.B
VIDEO/ Njoftoi inaugurimin, KMSH falenderoi Ramën për ndërtimin e
Xhamia

TIRANA- Teksa njoftoi për datën e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë dhe për të pranishmit në ceremoni, Komuniteti Mysliman Shqiptar në njoftimin publik, falenderoi popullin turk, presidentin Erdogan, si edhe kryeministrin Edi Rama pasi sipas KMSH-së, bënë të mundur realizimin e kësaj ëndrre të besimtarëve myslimanë shqiptarë.

Po në fakt historia e xhamisë së Namazgjasë nis shumë më herët se Kryeministri Edi Rama të vinte në pushtet duke fituar në zgjedhjet e qershorit 2013. Inauguriumi i themelev të kësaj xhamie u bë më 20 prill të viti 2013, çka do të thotë se ishte qeveria Berisha, jo vetëm në pushtet, por mesa duket dhe palë iniciatore e këtij projekti.


Megjithatë, Komuniteti Mysliman Shqiptar ka njoftuar se këtë të enjte do të inaugurohet xhamia e Namazgjasë. Po ashtu bëhet me dije se në ceremoni do të jetë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri Edi Rama.

Mësohet se KMSH do të përfaqësohet nga Myftiu i Tiranës, Gazment Teqja, i cili do të jetë gjithashtu edhe kreu i bordit të fondacionit të përbashkët, mes KMSH dhe palës tjetër, që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë më tej.

Mesazhi i KMSH:

Të dashur motra dhe vëllezër, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka kënaqësinë t’ju njoftojë për evenimentin e madh që do të mbahet ditën e enjte në Tiranë, siç është inaugurimi i Xhamisë së Namazgjasë.

Kjo xhami është një ëndërr e kahershme e popullit shqiptar, e cila u bë e mundur falë bujarisë së popullit vëlla turk dhe insistimit të Presidentit të Republikës së Turqisë, SH.T.Z, Recep Tayyip Erdoğan. Po ashtu Xhamia e madhe e Namazgjasë nuk do ishte bërë sot realitet pa mbështetjen e madhe administrative po edhe financiare të Qeverisë Shqiptare, që falë vullnetit të Kryeministrit Edi Rama i hapi rrugë konsolidimit të pronësisë sonë mbi truallin e Namazgjasë.

Presidenti Erdoğan dhe Kryeministri Rama do të jenë të pranishëm personalisht në cenermoninë e inaugurimit, në të cilën Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të përfaqësohet nga Myftiu i Tiranës, z. Gazment Teqja, i cili do të jetë gjithashtu edhe kreu i bordit të fondacionit të përbashkët, mes KMSH dhe palës tjetër, që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë më tej.

Ne falenderojmë popullin turk dhe presidentin Erdoğan, si edhe kryeministrin e Shqipërisë që bënë të mundur realizimin e kësaj ëndrre të besimtarëve myslimanë shqiptarë. Këtu veçojmë gjithashtu ndërveprimin e shkëlqyer të qeverisë shqiptare dhe asaj turke, ndërveprim i cili ka qenë deçiziv në realizimin e kësaj vepre madhështore për popullin dhe kryeqytetin shqiptar. Një falenderim vëllazëror u shkon të gjithë atyre që e ndërtuan Xhaminë tonë të Madhe me mendjet e duart e tyre të arta.

Xhamia nuk do të jetë thjeshtë një vendfalje, por një kompleks multifunksional që do t’u shërbejë edhe qytetarëve të tjerë, sikurse edhe turistëve.

Falenderojmë Zotin që bëri të mundur arritjen e kësaj dite të shënuar!

Inaugurimi i Xhamisë së Namazgjasë do të bëhet ditën e enjte, 10 tetor 2024

 

kmsh

Sondazh

Poll