Aktualitet

Aksident në Berat, përplasen 3 automjete, një person i lënduar

Mësohet se një automjet, tip 'Opel', me targa të huaja, ka goditur mjetin, tip 'Volkswagen', i cili ishte në pritje të semaforit.

8 Tetor 2024, 19:42 Nga M.B
Aksident në Berat, përplasen 3 automjete, një person i
Foto nga vendi i ngjarjes

BERAT- Një aksident i trefishtë ka ndodhur në rrugën kryesore Antipatrea në lagjen muzelae Mangalem, në Berat. Mësohet se një automjet, tip 'Opel', me targa të huaja, ka goditur mjetin, tip 'Volkswagen', i cili ishte në pritje të semaforit. Nga goditja e fortë është edhe një mjet tip 'Mercedes Benz', i cili ndodhej përpara makinës 'Volkswagen'.

Si pasojë e këtij aksidenti, një nga pasagjerët që ndodheshin në makinën tip 'Opel' është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku bëhet me dije se i plagosuri ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

berat

Sondazh

Poll