Aktualitet

10 efektivë të lënduar, policia thirrje protestuesve: Të ndalohen sulmet me molotov dhe lëndë piroteknike

Më tej thuhet se policia ka marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet shtetërore. Më tej thuhet se policia ka marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.

7 Tetor 2024, 20:23 Nga r.ll
10 efektivë të lënduar, policia thirrje protestuesve: Të
pamje nga bashkia

TIRANË- Policia e Shtetit ka njoftuar se 10 efektivë kanë mbetur të lënduar pas shpërthimeve me molotov të hedhur nga protestuesit.

Në njoftimin e tyre, policia iu ka bërë thirrje protestuesve të ndalojnë sulmet me molotov e lëndë piroteknike mbi punonjësit e policisë dhe institucionet shtetërore.

Më tej thuhet se policia ka marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për mbrojtjen e institucioneve shtetërore, pronën publike dhe private, jetën e qytetarëve dhe të vetë punonjësve të Policisë.

Që prej fillimit të tubimit një pjesë e qytetarëve në tubim sulmuan e vijojnë te sulmojnë Policinë dhe godinat e institucioneve shtetërore me molotov e lëndë plasëse.

Deri në këto momente nga sulmet e qytetarëve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta ndaj Policisë, janë dëmtuar 10 punonjës Policie.

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve pjesëmarrës në tubim, të ndalojnë sulmet me molotov e lëndë piroteknike mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.

Policia ka marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.

policia e shtetit

Sondazh

Poll