Aktualitet

Molotov dhe gaz lotsjellës para bashkisë, plagoset një efektiv policie dhe një qytetare

Momentalisht protestuesit dhe përfaqësuesit e opozitës janë pozicionuar te sheshi pranë bashkisë, ndërsa ende nuk dihet nëse do të ketë një zhvendosje të marshimit.

7 Tetor 2024, 19:53 Nga r.ll
Molotov dhe gaz lotsjellës para bashkisë, plagoset një efektiv
hedhja e gazit dhe ujit

TIRANË- Një efektiv policie dhe një qytetare kanë mbetur të lënduar pas përplasjeve dhe tensioneve te bashkia e Tiranës. Polici ka mbetur i plagosur pas shpërthimit të molotovit pranë tij.

Molotov dhe gaz lotsjellës para bashkisë, plagoset një efektiv

Protestuesit hodhën molotov drejt godinës së bashkisë, ndërsa policia iu është kundërpërgjigjur me sasi të madhe gazi lotsjellës, spraji neutralizues dhe uji me qëllim shpërndarjen e tyre.

Momentalisht protestuesit dhe përfaqësuesit e opozitës janë pozicionuar te sheshi pranë bashkisë, ndërsa ende nuk dihet nëse do të ketë një zhvendosje të marshimit.

protesta e opozitës 7 tetor 2024

Sondazh

Poll