Bota

Të shtëna në një qendër tregtare në Suedi, plagoset punonjësi i një dyqani, në pranga 15-vjeçari

Sipas raportimit të gazetës Aftonbladet, i arrestuari është një adoleshent nën moshën 15-vjeçare.

7 Tetor 2024, 08:07 Nga N.F
Të shtëna në një qendër tregtare në Suedi,
Foto ilustruese

SUEDI- Një punonjës dyqani u plagos nga sulm i armatosur të dielën në një qendër tregtare në qytetin perëndimor suedez të Kungsbacka. Në lidhje me sulmin u arrestua një i mitur si i dyshuar i ngjarjes.

"Ne mund të konfirmojmë se një nga punonjësit tanë u qëllua dhe u plagos në qendrën tregtare Kungsmsssan në Kungsbacka," 30 kilometra në jug të Goteborgut, tha një zëdhënës i kompanisë.


Sipas raportimit të gazetës Aftonbladet, i arrestuari është një adoleshent nën moshën 15-vjeçare.


"Tregon pakujdesi të thellë që të shtënat u qëlluan, të dielën pasdite, në një zonë me punonjës dhe vizitorë të një qendre tregtare," tha Ministri i Drejtësisë Gunnar Strömer për televizionin shtetëror SVT.

Në vitin 2023, policia suedeze regjistroi 363 incidente me të shtëna që morën jetën e 53 personave. Shumica e tyre i atribuohen bandave.

 

 

 

suedi te shtena plagosje

Sondazh

Poll