Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Harris: Washingtoni do të vazhdojë të bëjë presion ndaj Izraelit për armëpushim në Gaza

Kur u pyet nëse kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po dëgjon, Harris thotë se presioni amerikan mund të ketë çuar në një numër të caktuar ndryshimesh në rajon nga ana e Izraelit. Harris anashkaloi një pyetje në intervistë nëse kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është një aleat i vërtetë i ngushtë.

6 Tetor 2024, 20:23 Nga E. D
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Harris: Washingtoni do të vazhdojë
Kandidatja demokrate

SHBA- Kandidatja demokrate Kamala Harris tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të qetësojnë përpjekjet e tyre për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe do të vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi Izraelin dhe vendet në rajon për këtë qëllim. 

"Washingtoni po punon për nevojen për një marrëveshje që do të lejojë lirimin e pengjeve dhe arritjen e një armëpushimi. Dhe ne nuk do të ndalojmë së ushtruari presion mbi Izraelin dhe rajonin, duke përfshirë liderët arabë", tha ajo. 

Kur u pyet nëse kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po dëgjon, Harris thotë se presioni amerikan mund të ketë çuar në një numër të caktuar ndryshimesh në rajon nga ana e Izraelit. Harris anashkaloi një pyetje në intervistë nëse kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është një aleat i vërtetë i ngushtë.

Gjithashtu Harris këmbënguli në imperativin që të bëjmë gjithçka në fuqinë e tyre për t'i mundësuar Izraelit të mbrohet kundër sulmeve të kësaj natyre, duke i bërë jehonë qëndrimit të Washingtonit për të mbështetur të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje.

kamala harris

Sondazh

Poll