6 Tetor 2024, 17:08
Nga I.A

ITALI- Udhëheqësit evropianë të ekstremit të djathtë shprehën mbështetjen e tyre për zëvendëskryeministrin e Italisë, Matteo Salvini, i cili përballet me mundësinë e dënimit deri me gjashtë vjet burgim, pasi kishte refuzuar që të lejonte ankorimin e një anijeje me migrantë më 2019, në kohën kur ishte ministër i Brendshëm.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, dhe nacionalisti holandez, Greet Wilders, iu bashkuan politikanëve të tjerë nga e mbarë Evropa për t’u adresuar në tubimin vjetor të Partisë Liga të Salvinit, që u mbajt në Pondita në veri të Italisë.
“Ju jeni heroi ynë. Ne jemi me ju, prandaj kemi ardhur këtu”, tha Wilders, partia e të cilit, që është kundër islamit, për herë të parë gjatë këtij viti u bë pjesë e Qeverisë në Holandë, teksa ekstremi i djathtë ka shënuar rritje në kontinentin evropian.
Parti të ekstremit të djathtë në Evropë në qershor u bashkuan duke krijuar grupin e Patriotëve për Evropën – grupimi i tretë më i madh në Parlamentin Evropian dhe këto parti synojnë të zvogëlojnë fuqinë e Brukselit dhe të ndalin imigrimin ilegal. Muajin e kaluar, prokurorët kërkuan që Salvini të dënohet me gjashtë vjet burgim për shkak të vendimit të tij më 2019 për të pamundësuar zbarkimin e më shumë se 100 emigrantëve në Itali.
Prokurorët thanë se ai efekttivisht kishte rrëmbyer emigrantët, duke i detyruar që të qëndronin në det për pothuajse një javë, pavarësisht se kushtet në anijen e tyre ishin të këqija.
“Ai meriton të përgëzohet e jo të ndëshkohet”, tha Orban gjatë tubimit para mbështetësve të Salvinit. “Ai mbrojti shtëpitë e italianëve, ai po ashtu mbrojti Evropën”.
Seanca e radhës gjyqësore ndaj Salvinit është caktuar më 18 tetor, por ende është e paqartë se kur do të merret vendimi për rastin.
“Ata mund të arrestojnë një person që mbrojti kufijtë kombëtarë, por jo të gjithë njerëzit. Ata nuk mund ta ndalin aleancën e shenjtë të popujve evropianë që lindi sot në Pontida”, tha Salvini.
Orban tha se ndjenja antimigrante është përhapur në mbarë Evropën dhe kërcënoi se do t’i dërgojë azilkërkuesit në Bruksel nëse Gjykata Evropiane e Drejtësisë nuk shfuqizon vendimin për gjobë prej 1 milion eurosh në ditë për Hungarinë për shkak të shkeljeve të ligjeve për azil./REL
matteo salvini viktor orban greet wilders
Bota
6 Tetor 2024, 16:39
E. D
Donald trump dhe Kamala Harris
SHBA- Donald Trump u kthye të shtunën në Butler të Pensilvanisë ku i shpëtoi një atentati...
Bota
6 Tetor 2024, 16:03
E. D
Viktor Orbán
HUNGARI- Kryeministri i Hungarisë Viktor Orbán gjatë një deklarate tha se nëse emigracioni i par...
Bota
6 Tetor 2024, 15:55
E. D
fotot ilustruese
BRITANI E MADHE- Një rekord prej 973 emigrantësh kaluan dje La Manshin për të mbërritur ilegalisht në Mbret&...
Bota
6 Tetor 2024, 15:30
E. D
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kritikoi ashpër propozimin e presidentit francez Emmanuel Macron për ndalim...
Bota
6 Tetor 2024, 15:12
E. D
fotot ilustruese
IZRAEL- Forcat ajrore izraelite kanë kryer sulme masive në periferi të kryeqytetit libanez, Bejrut, më 6 tetor, në...
Bota
6 Tetor 2024, 14:31
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
IZRAEL- Një sulm terrorist është regjistruar në një stacion autobusësh në Be’e...
Bota
6 Tetor 2024, 14:00
M.B
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock
GJERMANIA- Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock e përshkroi masakrën e ...
Bota
6 Tetor 2024, 13:51
M.B
Kim Jong Un dhe Xi Jinping
AZIA- Udhëheqësit e Kinës dhe Koresë së Veriut janë zotuar që të thellojnë bashk&e...
Bota
6 Tetor 2024, 13:04
M.B
Vendi ku ndodhet sistemi i mbrojtjes raketore balistike të NATO-s, Aegis Ashore, në jug të Rumanisë. Një sistem i dytë Aegis u s...
Bota
6 Tetor 2024, 12:37
M.B
Foto ilustruese
LINDJ E MESME- Një sulm i fundit raketor nga Irani goditi dy baza ajrore izraelite, Nevatim dhe Tel Nof, siç konfirmohet n...