Sport

Pas përjashtimit nga Champions, PSG merr vendimin për Dembele!

Por pas një takimi kokë më kokë mes dy protagonistëve, Dembélé mori përgjegjësitë e tij, duke pranuar gabimin e tij.

6 Tetor 2024, 18:12 Nga DOSJA
Pas përjashtimit nga Champions, PSG merr vendimin për Dembele!

FRANCE - Siç pritej, Ousmane Dembélé është rikthyer në skuadrën e Paris Saint-Germain për ndeshjen e javës së shtatë të Ligue 1 kundër Nice.

Sulmuesi ishte përjashtuar nga skuadra e Champions League për ndeshjen kundër Arsenalit, vendim i marrë nga trajneri i kampionëve të Francës, Luis Enrique, për arsye disiplinore.

Por pas një takimi kokë më kokë mes dy protagonistëve, Dembélé mori përgjegjësitë e tij, duke pranuar gabimin e tij. 27-vjeçari ka shënuar 4 gola këtë sezon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll