Sport

VIDEO / Çmendet portieri i Gironas, pret 3 penallti përballë Bilbaos!

Në minutën e 99-të, Girona shënon pikërisht me një penallti duke siguruar fitoren në shtëpi. Ironia e fatit kjo për Bilbaon, që nuk shfrytëzoi mundësitë.

6 Tetor 2024, 18:06 Nga DOSJA
VIDEO / Çmendet portieri i Gironas, pret 3 penallti përballë

SPANJE - Sfida mes Gironas dhe Atletik Bilbaos rezultoi një çmenduri e vërtetë në La Liga këtë të diel. Gazaniga, portieri i Gironas, që fitoi 2 me 1 përballë Bilbaos, priti  3 penallti ndaj këtyre të fundit.

Fillimisht në pjesën e parë, ndali Berenguer. Më pas në të dytën, priti dy herë rresht penalltinë e dytë në favor të Atletik Bilbao. Kjo për shkak se gjithçka u përsërit.

Dukej se sfida po shkonte drejt barazimit, por jo. Në minutën e 99-të, Girona shënon pikërisht me një penallti duke siguruar fitoren në shtëpi. Ironia e fatit kjo për Bilbaon, që nuk shfrytëzoi mundësitë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll