Aktualitet

Aksident në autostradën Fier-Lushnjë/ Përplasen dy automjete, përfundon në spital shoferi

Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

6 Tetor 2024, 17:48 Nga E. D
Aksident në autostradën Fier-Lushnjë/ Përplasen dy
pamje nga vendngjarja

FIER- Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në autostradën Fier- Lushnjë pranë vendit të quajtur pushimi i shoferit. Mësohet se një parakalim i drejtuesit të mjetit tip ‘Benz’ ka sjellë përplasjen nga pas me mjetin tip ‘Volkswagen’.

Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

aksident ne autostradën fier-lushnjë

Sondazh

Poll