Aktualitet

Shembet masivi i gurëve në Shkopet, bllokohet rruga nacionale Burrel-Skuraj/ Banorët: Është e rrezikshme duhet të ketë rrjeta mbrojtëse

Ndërkohë situata më problematike është paraqitur në segmentin e Shkopetit ku pas reshjeve të shirave ditët e fundit rënia e gurëve të mëdhenj ka qenë e vazhdueshme.

6 Tetor 2024, 16:41 Nga E. D
Shembet masivi i gurëve në Shkopet, bllokohet rruga nacionale
pamje nga vendngjarja

BURREL- Një masiv shkëmbor është shkëputur ditën e sotme në rrugën nacionale Burrel-Skuraj, duke bllokuar për disa orë qarkullimin. Ndërkohë situata më problematike është paraqitur në segmentin e Shkopetit ku pas reshjeve të shirave ditët e fundit rënia e gurëve të mëdhenj ka qenë e vazhdueshme.

Gjithashtu banorër shprehen se e gjithë rruga është e pa sigurt ku përveç gropave dhe dëmtimit të asfaltit, rrezik përbëjnë gurët e shkëmbinj që shkëputen herë pas here nga shpati i malit.

“Na ka ruajtur se siguri nuk ka këtu. Punëtorët mundohene pastrojnë çdo ditë por këtu bien çdo ditë. Duhet të ketë rrjeta mbrojtëse. Rruga është e rrezikshme, Nga këtu deri në Burrel është e gjitha me gropa. Është e pakalueshme”, shprehen banorët.

masiv shkëmbor

Sondazh

Poll