Bota

Macron bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit/ Netanyahu: Turp për ta!

Netanyahu, në një deklaratë, denoncoi qëndrimin e Macron, duke pohuar se Izraeli është i përfshirë në një konflikt me shumë fronte kundër grupeve të armatosura të mbështetura nga Irani.

6 Tetor 2024, 15:30 Nga E. D
Macron bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit/ Netanyahu:
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kritikoi ashpër propozimin e presidentit francez Emmanuel Macron për ndalimin e dërgesave të armëve në Izrael për operacionet e tij në Gaza, duke e përshkruar sugjerimin si një turp. Netanyahu, në një deklaratë, denoncoi qëndrimin e Macron, duke pohuar se Izraeli është i përfshirë në një konflikt me shumë fronte kundër grupeve të armatosura të mbështetura nga Irani.

“Ndërsa Izraeli lufton forcat e barbarizmit të udhëhequr nga Irani, të gjitha vendet e civilizuara duhet të qëndrojnë fort në krah të Izraelit. Megjithatë presidenti Macron dhe udhëheqës të tjerë perëndimorë po bëjnë thirrje tani për embargo armësh kundër Izraelit. Turp për ta," tha Netanyahu. 

Netanyahu theksoi se Izraeli po lufton në disa fronte, duke përfshirë Hamasin në Gaza, Hezbollahun në Liban, Houthis në Jemen, milicitë shiite në Irak dhe Siri dhe terroristët në Bregun Perëndimor. Netanyahu u përpoq të nënvizonte hipokrizinë në thirrjet për një pauzë të dërgesave të armëve në Izrael, duke pyetur nëse Irani kishte kufizuar armët për aleatët e tij.

"Sigurisht që jo. ky bosht terrori qëndron së bashku. Por vendet që supozohet se e kundërshtojnë këtë bosht terrori bëjnë thirrje për një embargo armësh ndaj Izraelit. Çfarë turpi. Izraeli do të fitojë me ose pa mbështetjen e tyre. Por turpi i tyre do të vazhdojë shumë pasi të fitohet lufta", tha ai.

Më herët, Macron kishte propozuar në një intervistë se pezullimi i dërgesave të armëve në Izrael mund të ndihmojë në hapjen e rrugës për një zgjidhje politike dhe parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm në konfliktin e Gazës.

"Unë mendoj se ne nuk po dëgjohemi. Është një gabim, duke përfshirë sigurinë e Izraelit. Lufta po ushqente "urrejtje", tha Macron. 

 

lufta ne lindjen e mesme emmanuel macron

Sondazh

Poll